Kryeministri & liberalizimi i vizave
18/01/2016

Në kontekst të deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa se do të bojkotojë udhëtimet në Evropë si “shenjë proteste” për mosliberalizimin e vizave.

Kjo deklaratë është fyese për qytetarët e vendit në radhë të parë. Nuk mund të akuzohet BE-ja për dështimet tuaja, kryeministër. Kosova ka nevojë për BE-në më tepër se BE-ja për Kosovën

Kryeministër, nëse është nevoja duhet edhe të presësh tek dyert e zyrtarëve të BE-së, vetëm e vetëm që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet levizja e lirë, pa viza.

Kryeministër, e di se ju jeni inatçor i pakontestueshëm, por ju lutem ta kuptoni se jeni Kryeministër i Kosovës (Kosova ka shumë nevojë për BE-në) e jo vetëm i familjes tuaj. Kur të mos jeni më Kryeministër i Kosovës, atëherë merruni me tekat e inatet tuaja.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart