Kryetar i Degës së AKR-së në Novobërdë zgjedhet Ismail Vllasaliu
21/02/2017

Dega e Aleancës Kosova e Re në Novobërdë, ka mbajtur sot Kuvendin e saj Zgjedhor, ku nga 65 delegatë të pranishëm, Kryetar i degës me shumicë votash është zgjedhur Ismail Vllasaliu.

Kryetari i sapo zgjedhur, u zotua se do të angazhohet maksimalisht në implementimin e plan programit të AKR-së i cili garanton zhvillim ekonomik.

Pas fjalës së Vllasaliut, me një fjalë rasti, Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen AKR-së, për një shtet funksional dhe të zhvilluar ekonomikisht. Ai shtoi se me Aleancën Kosova e Re në qeverisje, realiteti i hidhur i shoqërisë kosovare do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet duke e zgjedhur edhe Kryesinë e përbërë nga 15 anëtarë dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ramush Mehmeti, Rexhep Bajrami e Skender Avdyli si dhe sekretar Besnik Kllokoqi.

novoberde1 Novoberde

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart