Kryetare e Degës së I-rë të AKR-së në Prishtinë zgjedhet Mirlindë Sopi
07/02/2017

Në vazhdën e ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot në prani të 120 delegatëve, Dega e I-rë e AKR-së në Prishtinë ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, Valon Berisha, i cili i uroi punë të mbarë Kuvendit duke i falënderuar delegatët për kontributin e tyre në konsolidimin e kësaj dege.

Sipas procesit të rregullt zgjedhor, Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, ku me shumicë votash, Kryetare e Degës së I-rë të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Mirlindë Sopi.

Ajo në fjalën e saj para delegatëve dhe mysafirëve, u përqendrua në pikat konkrete të planprogramit të Aleancës Kosova e Re për Prishtinën.

Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli si dhe ish shefi i grupit të asamblistëve të Prishtinës Islam Pacolli, i cili tha se me mbështetjen e Presidentit Behgjet Pacolli, do të arrihet realizimi i të gjitha projekteve zhvillimore për Prishtinën.

Në vazhdim Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat e tjera të Degës së I-rë me nënkryetarët Naim Makolli dhe Besart Vllahinja, sekretaren Valentina Rafuna, si dhe 11 anëtarë të kryesisë.

pr1 pr

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart