Kusari Lila: Bashkpunimi përmes partneritetit publiko-privat si Komunë kufitare me Shqipërinë do jetë prioritet
29/10/2013

Në prezencën e qindra banorëve të fshatit Lipovec të Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila, ka bërë sonte prezantimin e objektivave qeverisëse dhe plan programit të saj për Gjakovën.

“Prezenca juaj sonte këtu, dëshmon më së miri që muri i ndasive i ngritur nga kryetari aktual Pal Lekaj po rrëzohet. Ata që e ndjekën modelin përçaj dhe sundo edhe 5 ditë dhe do shkojnë në shtëpi me peshen e turpit për ato që ju premtuan dhe nuk I realizuan asnjëherë.

Jam e brengosur sa herë që vi te ju se këtu shoh se deri ku ka arritur injoranca e kësaj qeverije lokale.Ngecjet në infrastrukturë, rrjet të kanalizimit,ujsjellësit dhe ndriqimit janë ofendimi më I madh që ky kryetar ka mundur të ju bëjë juve si banorë, pasi që qështjet elementare do duhej të ishin  të kryera.

Ju siguroj gjithë juve se programi i AKR-së është konkret dhe bazohet në mbështetje të vazhdueshme edhe nga donatorë ndërkombëtarë. Së bashku do angazhohemi që të zhvillojmë bujqësinë dhe ndërmarrësinë, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga Gjakova, por të kenë prespektivë për të ardhmen.

Bashkpunimi si komunë kufitare me Shqipërinë do jetë prioritet i imi si Kryetare e ardhshme, ku bashkë me ju, përmes partneritetit publiko privat do ndërtojmë fshatra turistike në Goden dhe Prush, por së pari ju garantoj se të gjitha pronat e Komunës do të kthehen nga cili do uzurpator që i ka rrembyer në mënyrë të jashtligjshme”.

Në fund banorët shprehen shqetësimet e tyre për qeverinë lokale e cila i ka dënuar vetëm se në 2009 kishin votuar për znj.Kusari Lila.

Ndër çështjet me rëndësi ishte interesimi i banorëve se si do të luftohet haraqi në Komunën e Gjakovës, me ç`rast znj.Kusari Lila i siguroi se hapi i parë që do ndërmerr si kryetare është lufta e hapur dhe e pa kompromis ndaj haraqit dhe çdo dukurie që kjo qeverisje ka instaluar në Gjakovë, si dhe shprehi gadishmërinë për tu bërë aleate e fortë për të zhdukur veprimet e tilla.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart