Kusari Lila: Do të krijojme ambient që stimulon zhvillimin dhe veprimtaritë prodhuese
08/11/2013

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari Lila, ka takuar sot ne Qendren Inovative ne Gjakove ndermarresit e rinj të kësaj Komune.
Ne fjalen e saj znj.Kusari Lila ka thënë se po ndjehet mirë që më në fund përkundër të gjitha pengesave po zhvillon një takim në Qendrën Inovative, qender kjo e cila do të jetë shtepia e përkrahjes për të gjithë ata që kane ide biznesi.

“Qëllimi I ketij takimi është që juve si ndermarres të rinje t’ju siguroj se perkrahja e Komunës së Gjakovës nën qeverisjen time do të jetë e rregullt dhe e garantuar përmes sistemit të granteve që parashohim të krijojmë në kuadër të Komunës.

Ajo çka juve sot ju duhet më shumë është që së bashku të krijojmë një ambient të përshtatshëm të të bërit biznes që stimulon zhvillimin dhe veprimtaritë prodhuese.

Gjakova do të jetë një vend më i zhvilluar ekonomikisht dhe me shkallë më të rritur të punesimit dhe për këtë arsye gjenerator i rritjes ekonomike do të jetë sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ju ftoj qe nga 4 nentori idetë e juaja ti projektoni sepse do keni nje trajtim ndryshe nga qeverija e ardhshme lokale në krahasim me atë të tashmen e cila në vazhdimësi ju ka shkaktuar barriera dhe pengesa për realizimin e projekteve.”

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart