
Kusari Lila: Komuna ka bërë shkelje të drejtave të njeriut
25/10/2013
Kandidatja për kryetare të Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila, e ka nisur ditën e sotme me vizitë në lagjen Rezinë (Pika e zezë) ku është pritur nga banorët të cilët e kishin ftuar për të parë degradimin urabanistik të Komunës së Gjakovës.
“Kjo është lagjja më informale që ka Gjakova, kjo lagje është burim potencial i sëmundjeve dhe mëse 450 familje janë të rrezikuara nga sëmundjet e ndryshme vetëm për shkak se Komuna e Gjakovës nuk ka bërë as gjë për përmisimin e kushteve bazë të jetesës” thanë banorët e lagjes Rezinë.
Pas vizitës në rrugët e lagjes Rezinë znj.Mimoza Kusari Lila mbajti një takim me gjithë banorët e kësaj pjese të qytetit.
“Unë isha këtu edhe para 4 viteve dhe ajo që më dëshpron më shumë është se gjërat veq sa qenkan përkeqësuar. Rezina është lagjja e parë në hyrje të qytetit të Gjakovës dhe duhet të jetë pasqyrë për mbarë qytetin. Nëse dikush pretendon se ka përfunduar infrastrukturën në Komunën e Gjakovës le të urdhëron t`i vizitoj lagjet tuaja. Ju jeni taksapagues dhe në vend se Komuna të interesohet për ju, kjo qeverisje ju ka kushtëzuar në pagesa jo vetëm juve por gjithë banorët e Komunës së Gjakovës duke bërë shkelje elemntare të të drejtave të njeriut. As një komunë në Kosovë nuk e ka kushtëzuar pagesën e tatimit në pronë më regjistrimin e automjeteve, kjo është jo ligjore. Lagjja juaj sot është tjetërsuar në një deponi mbeturinash, andaj jam këtu për tju siguruar juve që në pjesën ku ju banoni ne parashohim ndërtimin e Gjakovës së re ku do të frymëzoj e ardhmja e këtij vendi.Gjakova sot është është I vetmi qytet që tregon në hyrje të qytetit se është pa zot shtëpie. Vetëm 2.000.000 euro nevoiten që ti zgjidhim problemin e Rezines që të përfundojmë rrjetin e kanalizimit,rrugët dhe ta rregullojmë ndriqimin. Si kryetare e ardhshme e Gjakovës e shoh veten në terren jo në zyren time, dua të jem afër qytetarëve dhe të shoh çka mund të bëj më mirë për ta. Ju lus që me 3 Nëntorë të dilni në zgjedhje sepse është moment esencial të kuptojmë se më nuk mund të vazhdohet kështu.