Kusari Lila: Pas një jave do të jemi duke festuar fitoren për Gjakovën
29/10/2013

“Jam këtu para jush për tju siguruar se sonte një javë do jemi duke festuar fitoren për Gjakovën, fitoren për ndryshimin dhe mundësin e zhvillimit të Komunës sonë. Jam këtu për t’ju thënë se gjatë këtyre 7 viteve ne kishim një kryetar I cili për dy mandate u zgjodh në mënyrë aksidentale jo qka na mbetet që fillimisht së bashku të angazhohemi është të riparojmë dëmin e ndarjeve që e ka shkaktuar kjo klikë e njerëzve që qeverisin edhe pak ditë me Gjakovën.Është e pakuptueshme që sot janë ndarë dëshmorët, janë ndarë betejat dhe është ndarë liria e qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Është për keqardhje mohimi që ju është bërë të gjithë juve në barabarsi dhe në zhvillim.
Dua t’ju siguroj se në mesin e angazhimeve të mia prioritare do të jetë edhe qështja e pronave të Komunës së Gjakovës ku së bashku duhet ta heqim mendimin se këto prona I takojnë “komandantëve”.Në bashkësinë e juaj lokale aq largë ka shkuar ironia e kësaj qeverie sa që para duy ditësh tentuan që t’ju mashtrojnë me shtrimin e zhavorit në rrugët e juaja të shkatërruara.Në fillim të vitit 2014 do të organizojmë një konferencë të veqantë të donatorëve për Komunën e Gjakovës ku mundësia e investitorëve për të ardhur në Gjakovë është rritur tashmë pas kalimit në qeveri të koncept dokumentit për zonën e lirë ekonomike.Më dhemb shpirti kur shohë shumë të rinjë me elan dhe ide të cilët nuk kanë prespektivë të jetojnë në vendin e tyre, që pas studimeve duhet të shikojnë mundësinë se si ta lëshojnë Gjakovën andaj mbes e vendosur që së bashku me jut ë kthejmë trurin e Gjakovës dhe të jemi shembull për mbarë Kosoven se si zhvillohet një Komunë.Vetëm me fushatë kemi zgjuar kurreshtjen e mbarë Kosovës për ndryshim pozitiv, paramendoni cka do të ndodhë pas fitores ku nga dita në ditë do të dëshmojmë se dijmë të punojmë dhe ta

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart