
Kusari Lila takohet me qytetarët gjakovarë të Prishtinës
25/10/2013
Znj.Mimoza Kusari Lila është takuar me qindra qytetarë të Komunës së Gjakovës të cilët punojnë dhe veprojnë në Prishtinë.
Edhe une isha pjesë e komunitetit tuaj deri para disa jave dhe jam e bindur se kudo që të shkojmë mund t`i mbushim sallat sepse kudo ka Gjakovarë. Ka ardhur momenti ta kthejmë kokën pas dhe t`i kthehemi Gjakovës në mënyrë që këtë vend ta zhvillojmeë me idetë dhe projektet tona. Ju bëj apel që me 3 nëntor të ktheheni dhe të votoni në Gjakovë, të votoni për ndryshimin.
Kryetari aktual juve dhe mua na quan kalimtarë të rastit vetëm se qeveri pas qeverie nuk na krijuan mundesinë që të zhvillojmë Gjakovën. Kjo mundesi ka ardhur sot.7 vitet e fundit janë vitet më të errëta për zhvillimin e Gjakovës. Vetëm gjate një viti 1.200 të rinj largohen nga Gjakova dhe kjo duhet teë ndalet, nuk mundemi ta lejojmë që Gjakova të mbetet qytet vetëm për teë moshuarit.
Kërkesa e vetme e Komunës së Gjakovës drejtuar Qeverisë për keto vite ka qenë vetëm kerkesa për 2.000.000 euro dhe ate pa asnjë lloj arsytimi, kurse ne rastet tjera Komuna e Gjakovës cdo herë ështe treguar jo bashkëpunuese për iniciativat tona për zhvillim ekonomik.
Ju jeni truri i Gjakovës që duhet të ktheheni atje per ta bërë ndryshimin.
Znj.Kusari Lila ka prezantuar programin dhe projektet konkrete për zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjakoveës me theks të veçante ne promovimin e zones se lire ekonomike, por edhe ne nxitjen e turizmit dhe zhvillimin e sportit.
Gjakovarët u interesuan rreth mekanizmave që ka krijuar AKR-ja për mbrojtjen e votave si dhe për Çarshinë e Vjetër që sipas tyre tashmë duhet të thirret “Çarshia e re”.
Znj.Kusari Lila u shpreh e bindur se mekanizmat e krijuar gjatë këtyre zgjedhjeve do i mundësojne qytetarëve te Komunës së Gjakovës që të vendosin ndryshimin qysh ne raundin e parë pa balotazh, kurse per Çarshinë e Vjetër i siguroj qytetaret e Komunes së Gjakovës që do ia ktheje origjinalitetin dhe krenarinë por pa demtuar bizneset dhe zejtarët që funksionojnë në këtë pjesë te qytetit.