Labinot Tahiri zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj
21/02/2017

Në prag të përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, sot në prani të qindra qytetarëve dhe simpatizantëve të shumtë, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në Ferizaj.

Në Kuvend, përveç mysafirëve, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Në fjalën e tij para qytetarëve të Ferizajt, presidenti Pacolli foli për synimet e AKR-së për Ferizajn si dhe për vizionin liberal që i nevojitet Kosovës.
“Synimi politik i AKR-së mbetet krijimi i një qeverie dhe udhëheqësie shtetërore të përgjegjshme, profesionale dhe transparente, me njerëz që veprojnë lirshëm, me plot profesionalizëm, transparencë dhe përgjegjësi. Ne do ta ndërtojmë një shtet të lirë, të barabartë për të gjithë, i cili garanton siguri dhe ligjshmëri”, ka thënë numri një i AKR-së dhe duke shtuar se, krijimi i një shteti të fortë ekonomikisht, garanton shërbime dinjitoze si dhe mundësi më të mëdha për edukim dhe punësim për qytetarët e Kosovës.
Punimet e Kuvendit i hapi zëvendës koordinatori i degës Amir Rexhepi,i cili foli për themelimin e 28 nëndegëve në Ferizaj, si dhe i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e këtyre nëndegëve për punën e tyre.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku në prani të 359 delegatëve, me shumicë votash, Kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Ferizaj është Zgjedhur Labinot Tahiri.
Tahiri fillimisht e falënderoi anëtarësinë e AKR-së në Ferizaj si dhe Forumet e kësaj dege për angazhimin dhe punën e tyre të palodhshme.
Ai në fjalën e tij përshëndetëse tha se AKR-ja do ta sfidojë të keqen që e ka kapluar vendin dhe do të reflektojë barazi dhe respekt shoqëror për të gjithë. “Duke e zhvilluar vendin dhe duke i ndihmuar njëri tjetrit ne do të dalim nga kjo situatë. Unë ju garantoj se së bashku me AKR-në dhe Presidentin Behgjet Pacolli, do ta ndryshojmë Kosovën dhe do ta nxjerrim atë nga ky mjerim”, ka thënë ndër të tjera Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj.
Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ibrahim Hyseni, Agim Sinani, Dr. Ekrem Mustafa, sekretarin Amir Rexhepi si dhe Kryesinë e degës të përbërë prej 20 anëtarësh.

 

feruzaj1 ferizaj

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart