
Mbahet trajnimi i Akademisë Rajonale për Gratë Liberale
25/07/2013
Aleanca Kosova e Re, në bashkëpunim me partitë Liberale dhe Institutin Kombëtar Demokratik, organizojnë modulin e dytë të trajnimit të Akademisë Rajonale për Gratë Liberale.
Kjo Akademi ka për qëllim që pjesëmarreset të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në lidership dhe zgjerimin e një rrjeti aktiv të grave liberale në politikë në Evropën Juglindore. Në trajnim morri pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Fadil Ismajli I cili theksoi se, roli i gruas në shoqëri është i pashmangshëm dhe i rëndesisë së lartë, duke shtuar se, gruaja sot gëzon më shumë të drejta se asnjëherë më parë, duke përfaqësuar subjekte dhe institucione nga më të rëndësishmet në shoqëri.
“Sot, shoqëria i dhuron gruas të drejta të barabarta, duke u mundesuar atyre që të shkollohen, veprojnë dhe zhvillohen. Ato sot gëzojnë të drejtën për të luftuar për të drejtat dhe interestat e tyre. Mundësia që ato sot kanë që në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në vendim-marrje dhe politikë bërje, ka rezultuar ne zhvillimin më të shpejtë të shoqërisë. AKR si parti liberal demokrate ka pasur gjithmonë prioritet fuqizimin e gruas në shoqëri. Gratë e AKR-së sot mbajnë pozita kyçe si brenda partisë ashtu edhe në institucionet shtetërore të Kosovës.”