Mbi 400 delegatë në Konventën rinore të AKR-së në Prishtinë (Video+Foto)
12/08/2016

U mbajt Konventa e IV-të zgjedhore e Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re, dega në Prishtinë. Në këtë konventë kryetar i forumit rinor u zgjodh Sami Borovci, me shumicë votash në praninë e më shumë se 400 delegatëve.
Konventën me pjesëmarrje dhe një fjalë rasti e nderuan edhe presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, drejtori i Institutit të AKR-së Jahja Kokaj, Korab Sejdiu, shefja e grupit të asambleistëve të AKR-së në Prishtinë Mirlinda Sopi, drejtori për rini, kulturë dhe sport Besart Vllahinja, dhe figura të tjera eminente të AKR-së.
Presidenti Pacolli u zotua se të rinjtë në AKR, do të jenë pjesë e rëndësishme dhe vendimarrëse në këtë subjekt.
“AKR-ja është alternativa e vetme politike në Kosovë, ku me qeverisjen e saj, shoqërisë kosovare do t’i kthehet dinjiteti.”
Më tej Pacolli shtoi se Kosova që nga paslufta ka ndërruar disa qeveri, por nuk kemi parë asgjë të ndryshme dhe ka qenë i njëjti format, dhe kështu do të vazhdojnë edhe me tutje, dhe se këta njerëz nuk e duanë Kosovën, andaj Pacolli tha se tani ka ardhur koha për një qeverisje ndryshe, një qeverisje me Aleancën Kosova e Re.
Ndërsa Korab Sejdiu tha se rinia nuk është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e vendit.
“Ju duhet të jeni aktivë, që t’i ofroni vendit një alternativë të sigurt, për ta ndalur keqqeverisjen në vend.”
Ndërsa kryetari i porsazgjedhur Sami Borovci falënderoi të gjithë delegatët dhe të pranishmit në këtë konventë, dhe u zotua që do të punojë me gjithë rininë e Prishtinës për të krijuar një hapësirë dinjitoze për rininë dhe të ardhmen e tyre.

Kjo konventë u mbajt në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që po mbahen në AKR, në gjithë Kosovën, me ç’rast AKR-ja fton të gjithë qytetarët e vendit të cilët nuk pajtohen me gjendjen në Kosovë dhe dëshirojnë të punojnë për ndryshimin e vendit, të bëhen pjesë e AKR-së dhe procesit zgjedhor, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në të mirë të vendit.

Kliko këtu për video

13731685_1141614772547479_4670138453419290384_n

13680943_1141615465880743_7562168245977707571_n

13659103_1141615259214097_3906526785650628707_n (1)

13654414_1141614722547484_5188812189948184012_n

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart