Në Prizren AKR-ja tashmë po fillon të bëhet lidere
30/09/2016

Në vazhdën e procesit të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, në praninë e një numri të madh të grave, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i të Forumit të Gruas në degën e Gjilanit.
Në tubim ishte e dukshme pjesëmarrja masive dhe interesimi i madh nga gratë për anëtarësim në Aleancën Kosova e Re.
Në prani të 161 delegateve, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Gjilan është zgjedhur Imrane Shahiqi.
Duke i falënderuar delegatet për besimin e dhënë, Shahiqi tha se ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë deri në fitore me njeriun më vizionar të vendit, presidentin Behgjet Pacolli.
Punimet e Kuvendit në emër të presidentit Behgjet Pacolli, i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili foli për plan-programin e AKR-së. Ai tha se me qeverisjen e AKR-së, nuk do të rritet pasuria e politikanëve të korruptuar, por ajo e qytetarëve.
“Do të krijojmë shtet të rendit dhe ligjit, do t’i zhbllokojmë gjykatat të cilat kanë mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura. Për të gjitha këto ne kemi plane, sepse AKR-ja ka edhe institutin e saj për zhvillimin e Kosovës”, ka shtuar Makolli. Ndërsa koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi theksoi se AKR-ja ka projekte për të ardhmen, të cilat garantojnë pozitën e merituar për gruan në shoqëri.
Në Kuvend foli edhe koordinatori i degës së AKR-së në Gjilan, Ismet Hajdini, i cili tha se Aleanca Kosova e Re është e vetmja alternativë dhe e vetmja rrugë për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë.
Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë 14 anëtarëshe të Forumit të degës.

14501946_10154447443885856_518303006_n

14502016_10154447443615856_1285418651_n

14508512_10154447442190856_1745974031_n

14508720_10154447443250856_186045607_n

14509359_10154447443035856_781138625_n

14527553_10154447442490856_55396887_n

14542678_10154447442845856_1148965243_n

14542819_10154447442900856_145840924_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart