Ngadhnjim Makolli zgjedhet Kryetar i Degës së dytë të AKR-së në Prishtinë
07/02/2017

Dega e II-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ka mbajtur sot Kuvendin e saj Zgjedhor, në kuadër të procesit të zgjedhjeve të brendshme të cilat janë duke u zhvilluar në parti.

Pas interpretimit të rregullores, punimet e Kuvendit i hapi Koordinatori i AKR-së në Prishtinë, Valon Berisha, i cili para delegatëve i prezantoi tri kandidatura.

Më pas, Kuvendi i vazhdoi punimet, ku përmes procesit të rregullt zgjedhor me shumicë votash, Kryetar të Degës së dytë të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, zgjodhi Ngadhnjim Makollin.

Kryetari i sapo zgjedhur, i falënderoi delegatët dhe ju premtoi atyre se do të punojë pa ndalur për t’i realizuar projektet e partisë, duke shtuar se Aleanca Kosova e Re është e vetmja alternativë për Kryeqytetin.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që ta përkrahin AKR-në dhe presidentin Behgjet Pacolli, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Kuvendi më pas, me propozim të Kryetarit zgjodhi edhe Kryesinë dhe strukturat tjera udhëheqëse të kësaj dege si në vijim: Nënkryetarë: Nazmi Islami e Hajrullah Canolli, sekretar Hajrush Fejzullahu, si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.

pr1 pr

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart