Një sqarim për mediet
12/08/2016

Është për tu habitur sa lehtë manipulohen mediet e Kosovës. Është rregull i gazetarisë që para se të publikohet një lajm fillimisht duhet të verifikohen informatat. 

Nga AKR nuk është larguar askush(ashtu siç u plasua një informatë para dy ditësh), përkundrazi, siç e patë edhe mbrëmë njerëzit masivisht po i bashkangjiten projektit të ri që është alternativa e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga ky depresion i thellë.
Çdo dezinformatë në këtë drejtim para se të publikohet, po që se mediet i drejtohen zyres per informim të AKR në menyrë faktike do të informohen për realitetin. Personi në fjalë që prezentohet si kryetar i degës në Pejë, lehtë mund të verifikohet nga mediet se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë në atë pozicion. Ai ka qenë kryetar i një nëndege në një fshat të Pejës dhe me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në parti nuk i është miratuar kërkesa për të qenë koordinator i procesit zgjedhor.
AKR tanimë është në proces konsolidimi me njerëz dinjitozë.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart