Numër i madh i të rinjve aderojnë në AKR në Vushtrri
03/06/2016

Në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sot ka vizituar qytetin e Vushtrrisë ku ka mirëpritur dhjetëra të rinj të cilën edhe zyrtarisht aderuan në AKR.
Në mesin e qindra aktivistëve dhe qytetarëve vushtrrias presidenti Pacolli foli për vizionin zhvillimor të AKR-së për vendin. Pacolli ftoi gjithë rininë që t’i bashkangjiten AKR-së, pasi në këtë mënyrë mund të punojnë që vet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe shtetin e tyre.
Presidenti Pacolli u tha të rinjve vushtrrias së AKR-ja është parti e qytetarit dhe i përgjigjet kërkesave të qytetarit dhe nuk është parti e disa personave fizik.
Ai gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e rinj të AKR-së tha se me qeverisjen e AKR-së, Kosovës do t’i trefishohet buxheti, dhe Kosova do të ketë ngritje ekonomike për 12% pasi vetëm kështu mund të zhvillohet vendi dhe të bëhen ndryshime radikale.
Presidenti Pacolli tha se AKR-ja qysh në dy vitet e para do të hartojë dhe miratojë ligjin për sigurime shëndetësore, dhe do të rishikohet i gjithë procesi i privatizimit në mënyrë që pasuria publike të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Në Vushtrri, Presidenti Pacolli gjithashtu vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të këtij qyteti.
Duhet theksuar se AKR-ja tani është në procesin e brendshëm zgjedhor dhe është duke mbajtur zgjedhjet në gjithë Republikën e Kosovës, në degët dhe nëndegët e saj.

 

20160603_193604

20160603_161157

20160603_161351

20160603_161431

20160603_161552

20160603_165335

20160603_181146

20160603_185547

20160603_185932

20160603_185937

20160603_190008

20160603_190459

 

20160603_194516

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart