Numër i madh pjesmarrësish në Konventë e Forumit Rinor në Vushtrri
22/08/2016

Në prani të më shumë se 140 delegatëve, u mbajt konventa zgjedhore e forumit rinor të Aleancës Kosova e Re në komunën e Vushtrrisë, ku zgjodhi për kryetarë znjsh. Mërgime Berishën.

Kjo konventë është pjesë e procesit të brendshëm zgjedhor që është duke u mbajtur brenda AKR-së, proces ky i cili është duke vazhduar me sukses, dhe këtij procesi janë duke iu bashkuar një numër i madh i qytetarëve nga gjithë Kosova.

Konventën e forumit rinor në Vushtrri e përshëndetën edhe shumë personalitete nga AKR-ja, si kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Bahtiri para delegatëve tha se rinia është shtylla kryesore në të cilën bazohet AKR-ja në proces të riorganizimit.

“Rinia kërkon mundësi të reja, kërkon punë, sistem të mirë arsimor i cili do të ngritë cilësinë dhe rrjedhimisht mundësitë për qeverisje të mirë. Tani, ka përfunduar koha e komandantëve të cilët kontribuuan në kohën kur kishte nevojë, tani është koha e njerëzve të zhvillimit ekonomik dhe njerëzve që janë dëshmuar si storje suksesi”, ka thënë Bahtiri.

Më tej ai ka shtuar se AKR-ja synon që në zgjedhjet e ardhshme të marr 20% të votave dhe me këtë rast të marr edhe drejtimin e qeverisë, në mënyrë që të implementohet programi ekonomik zhvillimor i AKR-së.

Të pranishmit i përshëndetën edhe Arta Haxha drejtoreshë për zhvillim rural dhe bujqësi në komunën e Vushtrrisë, Nasuf Aliu koordinator i AKR-së për degën e Vushtrrisë, Sami Borovci koordinator i forumit rinor tw AKR-së, Vesel Makolli kryesues i Grupit Koordinues për organizimin e zgjedhjeve të brendshme brenda AKR-së dhe Prof. Sheqir Kutllovci anëtar i Grupit Koordinues.

14044913_1028039857291384_647554300_o

14080923_1028044300624273_1713870112_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart