
Omer Daku zgjedhet Kryetar i AKR-së në Gjilan
04/05/2013
Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin e tretë zgjedhor në Gjilan.
Në këtë Kuvend morën pjesë 176 delegatë, të cilët zgjodhën për kryetar dege z. Omer Dakun.
Gjatë zgjedhjeve brenda partiake në degën e AKR-së në Gjilan kanë qenë të përshirë 2800 qytetarë të cilët kanë qenë të interesuar për tu përfshirë në strukturat e partisë.
I pranishëm në punimet e Kuvendit zgjedhor në Gjilan ishte edhe Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, i cili i uroi strukturat e reja degës së AKR-së dhe u siguroi mbështetjen e pa rezervë.
“Unë jam krenar me punët që janë bërë deri më tani. E përsëris, se në Gjilan ndihem si në mesin e familjes sime dhe njerëzve të mi. T’ia fillojmë punës, që këto zgjedhje të shërbejnë si shembull i demokracisë, shembull që në vendin tonë duhet të mbretëroj drejtësia. Ne do ti ofrojmë Gjilanit një program ekonomik, ku do të ketë përqendrim të përhershëm të qeverisë lokale këtu, dhe ky vend do të jetë shembull për komunat tjera në Kosovë. Por, me një kusht që njerëzit këtu, t’i lënë emocionet anash, ta lënë patriotizmin dhe të votojnë për vizionin dhe programin. Patriot është ai që krijon vende të reja pune”, ka deklaruar Presidenti Pacolli para të pranishmëve.
Ai e ka vlerësuar këtë proces zgjedhor në Gjilan si ringjallje të fuqishme të AKR-së në këtë qytet, duke thënë se procesi masiv i pjesëmarrjes në Gjilan është tregues i qartë për avancimin e shtrirjes së dominimit të AKR-së në komunat Anamoravës.