
Ozan: Turqia ka raporte të vecanta me Kosovën
16/05/2011
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj.Songyl Ozan vizitoi AKR-në, me c`rast u prit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, z.Ibrahim Makolli.
Z.Makolli fillimisht falenderoi zonjën Songul për përkushtimin e Turqisë në aspektin e lobimit, duke e ndihmuar Kosovën edhe në procesin e njohjeve të reja.
Songyl Ozan, shprehu angazhimin e vendit të saj për thellimin e raporteve shumë të mira që ekzistojnë në mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si ajo politike ashtu edhe ekonomike.
Ndërsa z.Makolli vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e falënderoi Ambasadoren Ozan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Republikës së Kosovës në vazhdimësi.
Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e popullit dhe institucioneve kosovare për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.