Pacolli: AKR-ja është subjekti i vetëm që do të mund t’i realizojë projektet për Kryeqytetin
07/02/2017

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë,Dega e IV-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, në prani të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.
Kjo degë, nga pesë sa i ka Prishtina, përfshinë Tophanen, Qendrën, Kalabrinë, Dardaninë dhe Ulpianën.
Punimet e Kuvendit të degës së katërt të Prishtinës, nga afër kishte ardhur t’i ndjekë edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Duke i përshëndetur të pranishmit, me një fjalë rasti Presidenti Pacolli i falënderoi ata për punën dhe përkushtimin e treguar ndaj AKR-së. “Tani ka ardhur koha e demokracisë liberale, ka thënë i pari i AKR-së, “Ne jemi të bindur se Aleanca Kosova e Re do të jetë fitimtare, sepse AKR-ja është subjekti i vetëm që mund t’i realizojë projektet zhvillimore për kryeqytetin”, ka shtuar ndër të tjera Presidenti Pacolli.
Punimet e Kuvendit i hapi Koordinatori i Degës së AKR-së në Prishtinë, Valon Berisha, i cili, duke i uruar punë të mbarë Kuvendit të Degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, falënderoi të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces dhe i paraqiti dy kandidatura.
Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i Degës së IV-të të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Lulzim Kastrati.
Kryetari i degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, premtoi para mysafirëve se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Prishtinë. Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe kryesinë e kësaj dege, me nënkryetaret Sami Sopjani dhe Gani Rushiti , sekretare Rejhan Krivaqa si dhe 11 anëtarë të tjerë të kryesisë.

pr1 pr

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart