Pacolli: AKR në Gjakovë më madhështore se kurrë!
02/11/2016

Në kuadër të konsolidimit të degëve dhe organizmit të brendshëm të partisë, Aleanca Kosova e Re sot në prani të 280 delegatëve dhe qindra mysafirëve të tjerë, ka mbajtur edhe Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në qytetin e Gjakovës.

Në garën për Kryetar të AKR-së në Gjakovë, z.Luan Shllaku ka marrë përkrahjen vendimtare të delegatëve duke u zgjedhur Kryetar i kësaj dege.
Kryetari ri i AKR-së në Gjakovë ka thënë se në krye me Behgjet Pacollin AKR-ja do të vazhdojë të jetë forcë e pandalshme, duke shtuar se Gjakova është vatër e AKR-së dhe se suksesi i saj nuk mund të minimizohet nga askush.
Në Kuvend i pranishëm ishte edhe Presidenti i partisë, z.Behgjet Pacolli, i cili theksoi se Gjakova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen maksimale nga Aleanca Kosova e Re.
Presidenti Pacolli, duke i falënderuar qytetarët e Gjakovës për përkrahjen e vazhdueshme që ja kanë dhënë AKR-së, ka treguar se synimi i tij është që t’jua kthejë dinjitetin gjakovarëve, të cilët kanë dëshmuar se e duan vendin dhe punën. Duke premtuar se gjithmonë do ta jep kontributin e tij në Gjakovë, Pacolli ka thënë se Kuvendi i mbajtur sot është Kuvendi më madhështorë i mbajtur ndonjëherë në Gjakovë.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, znj.Sevdije Lama, e cila tha se detyra e shtetit është që të krijojë rregull dhe jetë më të mirë për qytetarët e saj. Ajo theksoi se Aleanca Kosova e Re është duke bërë punë të pashoq për të dalë ballëhapur para qytetarëve në drejtimin e shtetit.
Të pranishëm në mesin e mysafirëve ishin edhe Koordinatori i zgjedhjeve ne AKR, z.Vesel Makolli, Sekretarja Organizative e partisë, znj.Rejhan Vuniqi si dhe shumë mysafirë të tjerë nga jeta publike në Gjakovë.

Më pas Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse si dhe Kryesinë e degës.

gjakova gjakiova gjakobva

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart