Pacolli: E turpshme abuzimi me asete shtetërore
05/06/2016

Abuzimi i aseteve shtetërore për qëllime të partive politike…
Është vërtet e turpshme të marrësh denoncime nga qytetarët e Kosovës se si zyrtarë shtetërorë, të nivelit lokal dhe qendror përdorin makinat dhe asetet tjera shtetërore për qëllime të partive politike. Po ashtu edhe shfrytëzimi i buxhetit të Kosovës për dreka dhe darka të karakterit partiak është abuzim direkt me djersën e qytetarëve të vendit.
I ftoj gjithë qytetarët që të mos heshtin. Të denoncojnë rastet dhe të diskreditojnë zyrtarët shtetërorë që abuzojnë në këtë mënyrë me paranë publike.

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart