Pacolli: Gjilani nuk i takon individëve por qytetarëve
29/10/2013

“Nuk ka kandidat me eksperiencë dhe me shkollim me të mirë se sa Faton Bislimi, kandidati  për kryetar të Gjilanit”, ka thënë i pari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, gjatë tubimit me qytetarët e Gjilanit. Pacolli ju ka thënë gjilanasve se nëse e votojnë AKR-në, Gjilani do të ndryshojë dhe se çdo
qytetar do të ndjehet mirë në vendin e vet. “Qeverisja aktuale nuk ka gjeneruar vende të punës, ajo i ka larguar të rinjtë nga Gjilani, as asetet
e Komunes nuk i kanë përdorur për të ndërtuar ndërmarrje dhe të hapin vende të punës,” ka thënë Pacolli. Ai ka thënë se Kosova dhe Gjilani, nuk i takon një individi por qytetarëve. “Janë munduar të më ndalin në disa mënyra mirëpo nuk kanë arritur, pasi që Kosova është e qytetarve të saj e jo e disa individve”, ka thënë Pacolli.
Ndërsa kandidati për kryetar të Gjilanit, i cili ka mabruar studimet në Universitetin “Harvard”, dhe është kthyer në Kosovë,z.Faton Bislimi, ka thënë së qeverisja aktuale ka pasur në dispozicion katër vite që të dëshmojë se e do Gjilanin.”Rrugët kryesore që lidhin Gjilanin-Prishtinën apo Gjilanin me qytetetet tjera, asnjëherë nuk janë
rregulluar, ne po ju themi atyre që kanë qeverisur se edhe ne jemi pjesë e Kosovës dhe ne duam të jetojm një jete të dinjitetshme”, ka thënë Bislimi. Ai ju ka thënë të pranishëmve se nuk ka familje që nuk dëshiron që mos të ketë te ardhura.”Kemi papunesi të madhe dhe nuk kemi zhvillim Ekonomik, nuk besoj që ndonjë prind do
që fëmiu i tij të diplomojë dhe mos të ketë një vend të punës. Interesi im është që kjo dukuri të zhduket dhe mos të kemi ende të pa punë dhe mos t`i lejojm më të rinjtë të largohen nga vendlinjda”, ka thënë Bislimi, duke cekur se është rikthyer në vedin e tij për t`ju ndihmuar qytetarëve të tij, që të kenë një të ardhme më të mirë.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart