Pacolli: Kamenica me fat që zgjodhi AKR-në, Matoshi: Fitorja e AKR-së është e pashmangshme
08/11/2013

Mijëra qytetarë të Kamenicës e kanë vulosur fitoren e AKR-së me pjesmarrjen masive në
tubimin përmbyllës.
Presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli e ka uruar popullin e Kamenicës që këtë radhë ka
vendosur ta zgjedh AKR-në për ti qeverisur, ai ka kërkuar që ata që ishin në pushtet të
ndëshkohen me karton të kuq këtë të diel dhe ka premtuar se Kamenica do të jetë model për
Kosovën dhe rajonin.
“Këtu kanë filluar investimet e para dhe janë vetëm të parat, me AKR-në në këtë komunë do
të ketë mijëra vende pune dhe shumë investime të mëdha dhe hapje fabrikash të reja” tha
Presidenti Pacolli.
Duke folur për kryetarin e ardhshëm të Kamenicës Presidenti Pacolli tha ” Fuqishëm
mbështes projektet që i ka shpalos para jush kryetari i ardhshëm i Kamenicës, z.Fatmir
Matoshi. Ju garantoj se prej datës së fitores sonë, në Kamenicë do të jetë një rreze e
fuqishme dhe ju premtoj se Kamenica do të jetë komuna më e bukur dhe më e zhvilluar në
Kosovë, ky është synimi im.
Ne do ta bëjmë Kamenicën komunën më të bukur në Kosovë dhe rajon, duke filluar prej
edukimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të bujqësisë, përmirësimit të shërbimeve për
qytetarët, hapjen e institucioneve akademike dhe natyrisht puënsimin. Unë ju garantoj se që
nga dita e parë e qeverisjes së AKR-së, në Kamenicë do të ketë punësim për çdo ditë. Ne e
kemi në plan, ne e kemi në program dhe unë garantoj se të rinjtë dhe të rejat e Kamenicës,
nuk do të bredhin rrugëve, por ata do të shohin perspektivën. Nuk kam lënë fshat rrugë, a
minierë pa vizituar dhe këto vizita kanë shërby në përpilimin e programit qeverisës të AKR-së
për Kamenicën.
Investimet në Kamenicë veç kanë filluar dhe ato do të vazhdojnë. Unë jam krenar që kemi
kandidatin më të sinqertë, kemi kandidatin më të mirë, kandidati që nuk ka prapavijë
politike, kandidati që vjen nga shoqëria civile, kandidati që çdo problem të juajin e ka
studiuar dhe mësuar.
Fatmir Matoshi është pjesë e ndryshimeve. Kryetarët e deritashëm të Kamenicës më 3
nëntor do të marrin kartona të kuq. Fatmir Matoshi, nuk do të jetë vetëm kryetar komune,
por do të jetë kryeshërbëtori juaj, ai do të jëtë aty ku është problemi i qytetarit, ai do ta dijë
gjithçka që ndodh në komunën e Kamenicës. Në Kamenicë do të fillojmë ndërtimin e shtëpive
komunale në çdo fshat me të gjithë ingerencat e komunës”. tha Presidenti Pacolli.
Ndërsa kandidati për Kryetar të Kamenicës, z.Fatmir Matoshi në fjalën e tij para të
pranishmëve duke krahasuar programin e AKR-së dhe atë rivalëve të tjerë tha, “Tridhjetë
ditët e kësaj fushate, takimet që mbajtëm, debatet që patëm dëshmuan se projekti i AKR
është i paalternativë dhe fitorja e AKR-së është e pashmangshme. Kam reflektuar disa herë
se kush jemi ne dhe kush janë rivalët tanë në këtë garë, po garojmë përballë një kandidati që
për 11 vite i bëri shumë dëme kësaj komune i la këta njerëz në varfëri dhe pa përspektivë, po
garoj kundër një kandidati që vjen nga partia e kryeministrit i cili në këtë fushatë nuk premtoi
miliona në Kamenicë sepse edhe ai vet e di mirë se e ka humbur këtë garë me kandidatin që
vetes së vet nuk i siguroj një vend pune në katë vitet e kaluara edhe pse e kërkoi shumë atë,
po garojmë përballë një kandidati që dha me qera votën e elektoratit të vet për katër vende
pune dhe një rrogë nënkryetari dhe nuk shkoi në punë me muaj të tërë,” u shpreh Matoshi,
i cili vlerësoi se këto alternativa nuk janë ato që i duhen Kamenicës, sepse këta njerëz po
garojnë për vete dhe jo për qytetarët e Kamenicës.
Kryetari Matoshi më pas ka dhënë edhe arsyet pse duhet votuar AKR-në në këto zgjedhje.
“Unë në këtë garë bashkë me ekipin e AKR-së jemi vetvetja, jemi në këto zgjedhje për
të ofruar zgjidhje për problemet e Kamenicës. Rivalët tanë thanë në këtë muaj se do
të angazhohen për të sjellë investitorë, ne i kemi ata, i kemi investitoret me serioz të
mundshëm, i sigurojmë ata se do të jemi lehtësuesit e punës së tyre. Ne dallojmë nga tjerët
se kemi vënë edhe shpirtin tonë në punën tonë në shërbim të Kamenicës. Dallojmë nga të
tjerët sepse jemi të vetmit që kemi projekt konkret për ringjalljen ekonomike të Kamenicës
dhe jemi të rreshtuar prapa një lideri politik të Kosovës dhe një lideri të ekonomisë në
Evropë , Presidentit tonë , zëvendëskrymeninistrit të parë të qeverisë së Kosovës zotëri
Behgjet Pacollit.” tha Kryetari Matoshi.
Në thirrjen e tij të fundit bërë elektoratit në Kamenicë, z.Matoshi tha,
“Të dashur qytetarë të Kamenicës duke pasur këtë ofertë para Jush dhe duke dëgjuar të
tjerët me të njëjtat premtime të rrejshme në 14 vitet e fundit, Ju besoj se do të zgjidhni
rrugën e drejtë, do të vendosni për të ndryshuar të ardmen Tuaj dhe të fëmijëve Tuaj. Ky
ndryshim vjen me AKR-në në qeverisje , vjen duke votuar numrin 89. Kemi shumë punë për
të bërë në këtë vend, na presin shume sfida, jemi të vendosur që të punojmë për qytetarin e
Kamenicës. Me përkrahjen Tuaj, me mbështetjen e parezervë të Presidentit Pacolli dhe me
ndihmën e Zotit, Kamenica nga e hëna do të fillojë ndryshimin e madh” tha kryetari Matoshi.
AKR prezantoi edhe 29 kandidatët për asamble komunale, ndërsa pas tubimit Presidenti
Pacolli dhe kryetari Matoshi ecën në këmbë rrugëve të Kamenicës dhe biseduan me
qytetarët.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart