
Pacolli kërkon njohje nga Kenia
18/07/2012
Në vazhdim të turneut lobues të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të hënën në mbrëmje ka qëndruar në Kenia ku është pritur në një darkë zyrtare nga kryeministri I këtij shteti, z. Raila Odinga.
Zëvendëskryeministri Pacolli, ka diskutuar me z.Odinga për zhvillimet politikë në Kosovë dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet Afrikane.
Zoti Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Odinga shqyrtimin e njohjes së Republikës së Kosovoës, nga Kenia, në një periudhë sa më të shpejtë.
Sipas agjendës, turneu lobues I zëvendëskryeministrit Pacolli, sot në mëngjes ka vazhduar në shtetin e Togos, ku do të zhvillojë takime me autoritetet e larta të këtij vendi, ndërsa pasdite, zëvendëskryeministri Pacolli do të udhëtojë në Mali.
Zëvendëskryeministri Pacolli, ka uruar zonjën Dlamini-Zuma për zgjedhjen në krye të Unionit të vendeve Afrikane
Zëvendëskryeministri Pacolli, gjatë qëndrimit në Adis Abeba të Etiopisë, ku është mbajtuar mbledhja e Unionit të vendeve Afrikane, ka shfrytëzuar rastin që të urojë zonjën Nkosazana Dlamini- Zuma për zgjedhjen në krye të Unionit të Vendeve Afrikane.
Gjithashtu, nëpërmjet një letre zyrtare dërguar asaj, zëvendëskryeministri Pacolli, ka shprehur bindjen e tij se me ardhjen e zonjës Zuma në krye të Unionit të vendeve Afrikane, Republikës së Kosovës do ti ofrohet bashkëpunim, në përkushtimin për të ndërtuar raporte diplomatike me vendet anëtare të kësaj organizate.
Më poshtë mund të gjeni tekstin e letrës që zëvendëskryeministri Pacolli I ka dërguar zonjës Nkosazana Dlamini- Zuma
E nderuar zonja, Nkosazana Dlamini- Zuma
Kam ndjekur nga afër votimin, në të cilin ju u zgjodhët në mënyrë demokratike për të udhëhequr Unionin e vendeve Afrikane, andaj më lejoni që në emër të popullit të Republikës së Kosovë dhe në emrin tim personal, të ju shpreh urimet më të sinqerta për Ju, duke ju dëshiruar punë të mbarë në këtë mision tejet fisnik.
Zgjedhja juaj, në krye të këtij Unioni, ka një domethënie të veçantë jo vetëm për kontinentin afrikan. Me energjinë dhe
Jam I bindur se me zgjedhjen tuaj, me punën dhe energjinë tuaj në krye të këtij Unioni, do të fillojë një etapë e re, edhe për Republikën e Kosovës. Një periudhë, ku do të kemi një qasje konstruktive nga të gjitha vendet afrikane në raport me të drejtën historike të qytetarëve të Kosovës, për të konsoliduar shtetin në të gjitha aspektet. Republika e Kosovës, shtet I shpallur me 17 shkurt 2008 në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, është e përkushtuar që të fillojë marëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e Unionit Afrikan dhe gjithë botës.
Republika e Kosovës deri më tani është njohur nga 91 shtete të botës, ndërsa edhe gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë legjitimitet shtetit tonë të ri.
Zonja Dlamini-Zuma
Me Ju personalisht dhe me shtetet e Unionit që Ju pëfaqësoni, shpresoj të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat, për qka Kosova është shumë e përkushtuar.
Duke ju uruar shëndet dhe punë të mbarë
Sinqerisht
Behgjet Pacolli
Ish president i Kosovës,
Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës