Pacolli: Kosova mund të ndryshojë, por jo me këtë Qeveri
07/02/2017

Duke ju afruar përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re sot në prani të 345 delegatëve dhe qindra mysafirëve të tjerë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në Vushtrri.

Punimet e këtij Kuvendi, përveç pjesmarrësve të shumtë, kishte ardhur t’i përcjellë edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Në fjalën e tij para delegateve dhe mysafirëve, numri një i AKR-së fillimisht i falënderoi qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen e treguar ndaj Aleancës Kosova e Re.
Presidenti Pacolli i porositi vushtrriasit që mos të e humbin shpresën, sepse ende ka njerëz që mendojnë për të mirën e Kosovës dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.
“Kosova mund të ndryshojë, por jo me këtë qeveri. Ndryshimi arrihet me vullnet, dituri dhe pervojë në udhëheqje”, ka shtuar lideri i AKR-së.
“AKR-ja është forca e cila që do ta sjellë zhvillimin ekonomik të vendit, këtë do ta bëjmë së bashku me rininë që ka Kosova dhe me kapacitetin e saj kreativ. Kosova do të arrijë rritje ekonomike mbi 8% qysh në fillim të qeverisjes tonë”, ka theksuar Presidenti i AKR-së.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 345 delegateve, me shumicë votash, Kryetar të degës së AKR-së në Vushtrri zgjodhi Nasuf Aliun.
Kryetari i sapo zgjedhur i degës së Vushtrrisë Nasuf Aliu, duke i falënderuar delegatët, shpalosi platformën e tij qeverisëse për Vushtrrinë, duke i dhënë prioritet zhvillimit bujqësor dhe punësimit të të rinjve, gjë që sipas tij është ndër prioritetet e AKR-së.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet duke zgjedhur edhe Kryesinë e degës të përbërë prej 15 anëtarëve.

 

vushtrri1 vushtrri

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart