Pacolli: Ne diturinë e bazojmë në punë
29/10/2013

Aleanca Kosova e Re ka vazhduar aktivitetin zgjedhor sot në komunën e Klinës, ku
është bërë mbyllja e fushatës për këtë Komunë.
Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, falenderoi të gjithë simpatizantët e pranishëm
të AKR-së në Klinë, duke cekur se kandidati i AKR-së për kryetar të Klinës z.Avni
Gashi është një njeri idinjitetshëm dhe kandidati më i mirë që dikush ka mundur të ja
propozojë Klines.
“Vetëdija e qytetarit është e zhvilluar, jam i bindur qe kjo dituri do të vazhdojë edhe
në të ardhmen. Me fitoren e Avniut, ai nuk do të fitojë personalisht, por do të jetë
kryeshërbëtori i qytetarëve të Klinës.
Ne AKR-ja kemi shumë punë për të bërë, ne diturinë e bazojmë në punë, ne i duam
qytetarët andaj ju qytetarë të nderuar, duhet ta votoni z.Avni Gashi, sepse me
ardhjen e tij në pushtet do të fitoni ju”, theksoi z.Behgjet Pacolli.
Ndërsa kandidati për Kryetar të komunës së Klinës,z.Avni Gashi, i falenderoi të gjithë
të pranishmit dhe ata që i dhanë përkrahje.
Z.Gashi foli për planprogramin e Aleancës Kosova e Re, për zhvillimin ekonomiko-social të Klinës, duke e ndarë në tri specifika; Projektet që kërkojnë intervenim
urgjent, (ndërtimin e një ure në fshatin Ujmirë, vendosjen e një argjinature pranë
shtratit të lumit Drin, intervenimin në infrastrukturë. “Pjesa e dytë e programit
tonë ka të bëjë me projektet e administratës komunale, duke përfshirë këtu edhe
investimet kapitale”, ka vazhduar kandidati për të parin e Klinës, duke cekur se shtylla
kryesore e programit të AKR-së në për Klinën është zhvillimi ekonomik.
Z.Avni Gashi, i ka falendëruar qytetarët për mbështetjen dhe ju ka bërë thirrje atyre
që me datë 3 nëntor të dalin dhe ta votojnë Aleancën Kosova e Re.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart