Pacolli në Gjakovë: Kosova ka nevojë për njerëz të hapur ndaj punës
01/10/2016

Në prani të një numri të madh të të rinjve, sonte në Gjakovë Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor në këtë degë.  Përveç mysafirëve dhe delegatëve të pranishëm, punimet e Kuvendit kishte ardhur t’i ndjekë nga afër edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, bashkë me koordinatorin e zgjedhjeve në AKR z.Vesel Makolli, sekretaren organizative të partisë znj.Rejhan Vuniqi, koordinatorët e Forumit Rinor në nivel qendror z.Sami Borovci dhe z.Zijadin Geci, koordinatorin e degës së AKR-së në Gjakovë z.Luan Shllaku e shumë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, lideri i AKR-së z.Behgjet Pacolli, ka thënë se rinia është resursi më i mirë që e ka Kosova. “Vetëm rinia mund ta bëjë ndryshimin, është mundësia dhe shansi i fundit që rinia dhe liberalët të marrin udhëheqjen e këtij vendi, sepse Kosova ka nevojë për  njerëz të hapur ndaj punës dhe shoqërisë”, ka thënë i pari i Aleancës Kosova e Re, duke shtuar se Kosova ka një rini të aftë si çdo rini tjetër, por se mundësitë e saj janë të tkurrura për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 160 delegateve me 45 vota epërsi ndaj kundërkandidatit të saj Jetmir Kazazi, me shumicë votash kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Gjakovë është zgjedhur koordinatorja e deritashme e Forumit të degës, znj. Gresa Pozhegu. Kryetarja e sapo zgjedhur, duke i falënderuar të pranishmit, ka thënë se me ndihmën e presidentit Behgjet Pacolli, ajo do të angazhohet në realizimin e projekteve të Aleancës Kosova e Re të dedikuara  për rininë në Gjakovë. Para delegatëve në Kuvend ka folur edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, z.Vesel Makolli, i cili ka thënë se me qeverisjen e AKR-së, Kosova nuk do të jetë më vrima e zezë e Evropës. “Me qeverisjen e AKR-së dhe presidentin Behgjet Pacolli, zhvillimi ekonomik do të kapë rritjen ekonomike dyshifrore, duke sjellë investime dhe duke krijuar vende të reja pune”, ka thënë ai.

Ndërsa koordinatori i degës së Aleancës Kosova e Re në Gjakovë, z.Luan Shllaku, ka thënë se presidenti Pacolli është i vetmi politikan në Kosovë që ka treguar maturi në realizimin e premtimeve të tij. Ai ka thënë se realizimi i projekteve për rininë do të bëhet vetëm përmes AKR-së. Kuvendi më pas zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës, si dhe kryesinë e Forumit të përbërë prej 15 anëtarëve.

14528300_10154452809635856_1014840133_n

14528307_10154452788105856_1969851507_n

14528309_10154452788070856_694097624_n

14528341_10154452789635856_238615015_n

14528398_10154452809450856_899804426_n

14543407_10154452724075856_472937572_n

14555895_10154452787845856_660824815_n

14555896_10154452789695856_660975302_n

14556089_10154452789530856_484038342_n

14568928_10154452723870856_331264213_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart