Pacolli: Në të shkuarën shumica e produkteve që kanë ardhur në treg të Prishtinës kanë qenë nga Barileva
29/10/2013

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës z.Korab Sejdiu, u takua me banorët e fshatit Barilevë. Në këtë takim morën pjesë Presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, z.Ibrahim Makolli dhe si dhe z.Fadil Ismajli.

Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, para banorëve të këtij fashti tha: “Barileva është një vend i cili në të shkuarën ka qenë hambari i Prishtinës, shumica e produkteve që kanë ardhur në treg kanë qenë nga Barileva. Secili ka pasur punën e tij, tokën dhe mjetet për bujqësi. Sot jemi në kohën kur shumica e tokave janë djerrina sepse nuk ka ujë për vadidtje dhe nuk ka mbështetje për këta bujq”.

Z.Korab Sejdiu para banorëve të Barilevës paraqiti programin e tij për Prishtinën, me theks të veçantë programin e tij për bujqësinë, e cila përbën burimin kryesor të punës dhe të ardhurave për familjet e këtij fshati. “Bujqësisë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë, si sektor që ka potencialin kryesor për krijimin e vendeve të punës. Brenda gjashtë mujave do të hartojmë një studim mbi mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Prishtinë. Po ashtu ju siguroj se fermerët do të mbështetën me asistencë të specilizuar, veçanërisht në fazën e prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së produkteve. Gjithashtu, fermerët do të përfitojnë mbështjetje me mikro-kredi, përmes Fondit për Punësim dhe Zhvillim të Biznesit”, tha z.Sejdiu në fjalimin e tij para banorëve të Barilevës.

“Kam ardhur këtu që t’ju falenderoj që keni vendos t’a merrni në dorë fatin tuaj. Ju premtoj se pas 3 Nëntorit, Barileva do të ketë rrugë, kanalizime dhe kushte më të mira për biznes dhe për bujqësi, në mënyrë që të krijojmë vendet të reja pune, tha ndër të tjera z.Sejdiu.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart