Pacolli: Nuk do ta lëmë Lipjanin në duart e abuzueseve
02/11/2016

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, nën përcjelljen e himnit, me një pjesëmarrje masovike të përkrahësve të Aleancës Kosova e Re, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së AKR-së në Lipjan.

Kuvendin me praninë e tij e nderoi edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli , i cili para delegatëve paraqiti vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik. Në mesin e mysafirëve të cilët kishin ardhur për t’i ndjekur punimet e këtij Kuvendi të pranishëm ishin edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve ne AKR, z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë, znj.Rejhan Vuniqi, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Pasi e falënderoi anëtarësinë e partisë, lideri i AKR-së ju drejtua delegatëve duke thënë se para tyre është një përgjegjësi e madhe, “Sot ju e zgjedhni kryetarin tuaj sipas parimeve Liberale, pasi keni bërë punë të devotshme nëpër lokalitetet tuaja”, ka thënë Pacolli, ai ka shtuar se AKR-ja do të qeverisë me mençuri dhe nuk do ta lë Lipjanin në duart e abuzueseve.
Duke marrë shembull qytetin e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR-ja, Presidenti Pacolli ka përmendur hapjen e urës së Ibrit , çrrënjosjen e korrupsionit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kuvendi i degës më pas i ka vazhduar punimet ku në prani të 272 delegatëve, nga procesi i rregullt zgjedhor me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan është zgjedhur z.Sabit Pacolli.

Kryetari i sapo zgjedhur fillimisht i falënderoi delegatët për përkrahje dhe u betua para tyre se do ta përmbush programin e AKR-së për zhvillim ekonomik në Lipjan. Ai tha se AKR-ja dhe Presidenti Pacolli do t’i dalin zot atdheut përmes zhvillimit ekonomik. Më pas Kuvendi zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës si dhe Kryesinë e përbërë prej 17 anëtarëve.

lipjan1 lipjan

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart