
Pacolli organizon Mbrëmje gala, për 100 individualitetet shqiptare të suksesshme në botë, një përzgjedhje e Albanian Excellence
28/12/2012
Të mërkurën në mbrëmje z. Behgjet Pacolli organizoi një Mbrëmje gala, për të prezantuar 100 individualitetet shqiptare të suksesshme në botë, një përzgjedhje e Albanian Excellence.
Me praninë e një pjese të madhe të tyre, të dy ish presidentëve të Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Panariti, ish kryeministrit Majko, personaliteteve të tjera të shquara të Kosovës nga politika,bota akademike, media, këta individë prezantuan sukseset e tyre dhe idetë e tyre për të ardhmen e kombit.
Mes të ardhurve nga e gjithë bota, ishin Altin Kaftira, balerin nga Hollanda, Nevruz Çarkaxhiu, shkrimtar kosovar me banim në Turqi, skulptorët Ilirian Shima dhe Arben Pazaj, kritikja e artit Ella Abazi, skulptori Armand Xhomo, aktori Kasem Hoxha, violinisti me famë botërore Olen Çezari, dekani i shkencave politike të Universitetit të Lirë të Brukselit Ramadan Gjanaj, etj.
Zonja Flora Nikolla, si Presidente e bordit të Albanian Excellence tha se e zgjodhën zotëri Pacollin për meritat e tij në ndërmarrësi, filantropi, dhe bashkimin tek ai të suksesit me vlerat njerëzore. Zotëri Behgjet Pacolli i zgjedhur për sukseset e tij në jetën profesionale si President nderi i Albanian Excellence, foli për raportin midis suksesit dhe vlerës. « Jo gjithmonë ata që janë të suksesshëm, janë dhe njerëz me vlera. Në jetë, dhe në politikë, i jam referuar gjithmonë një proverbi që e lidh suksesin me vlerën. Ji i lumtur nëse qiriu yt ndriçon më shumë se i tjetrit, por kurrë mos e fik qiriun e tjetrit, që të ndriçojë vetëm qiriu yt. », përfundoi zotëri Pacolli.
Në mbrëmjen Gala, u lexuan disa vlerësime nga personalitete si tenori i njohur Saimir Pirgu, inxhinieri i urave në SHBA, Fation Shkurti, manaxherja e British Telekom dhe Presidentja e gruas mbarëkombëtare në botë, Lida Rragami, për idenë e Lëvizjes për Union Ekonomik Shqiptar