Pacolli takohet me ambasadorin Minxhozi
18/03/2014

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, I uroi ambasadorit Minxhozi mirëseardhje duke i garantuar se AKR do të jetë në dispozicion dhe e gatshme që të bashkëpunojë ne çdo aspekt.

Amabasadori I Shqipërisë në Kosovë, z.Minxhozi foli edhe për zhillimin e brezit kufitar, ndërsa në këtë kontekst, I pari I AKR-së,z.Behgjet Pacolli, e informoi ambasadorin shqiptar për nismën e marrë nga Aleanca Kosova e Re për zonën e lirë ekonomike, e cila i shërben zhvillimit ekonomik sikur në Kosovë, ashtu edhe në pjesën veriore të Shqipërisë.

Presidenti i AKR-së gjithashtu e njoftoi ambasadorin për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, duke e falenderuar shtetin shqiptar për kujdesin, bashkëpunimin si dhe ndihmën që është duke e dhënë në çdo aspekt.

 

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart