Pacolli takohet me ish Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi
02/04/2014



Presidenti I Aleancës Kosova e Re z.Behgjet Pacolli ka pritur sot në një takim ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi.

Lideri I AKR-së e njoftoi z.Topi me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si dhe foli për reformat e fundit ekonomike që janë marrë në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Ai tha se zonat e lira ekonomike, e veçanërisht ajo e Gjakovës, do të shërbejë si jetësim I idesë për unifikim të tregut.

Ndërsa, Ish Presidenti I Shqipërisë z.Bamir Topi, gjatë këtij takimi vlerësoi lartë figurën e z.Pacolli, duke thënë se angazhimet e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë tregues i qartë se idetë ekonomike të z. Pacolli, i shërbejnë zhvillimit jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit.

Presidenti I AKR-së z.Behgjet Pacolli, e vlerësoi lartë kontributin e Presidentit Topi për Kosovën dhe kombin shqiptar gjatë mandatit të tij.

 

                    

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart