Partia liberale VVD nga Holanda viziton AKR-në
17/08/2016

Një delegacion i partisë liberale nga Holanda, VVD, nga radhët e së cilës vjen Kryeministri holandez, ka vizituar sot Kosovën ku është pritur nga një delegacion i Aleancës Kosova e Re, i përbërë nga Rejhan Vuniqi, Ismet Mulaj dhe Korab R. Sejdiu.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet AKR-së dhe VVD-së. Delegacioni i VVD-së, i përbërë nga Sekretari për çështje të Jashtme, Jock Geselschap dhe deputetja e Parlamentit holandez Anne Mulder, u njoftua rreth aktualiteteve politike në Kosovë si dhe me procesin e brendshëm zgjedhor në Aleancën Kosova e Re.

VVD u tregua e gatshme të ofrojë përvojën e saj në strukturimin e AKR-së, zhvillimin e saj dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu miqtë nga Holanda premtuan që do të ndikojnë pozitivisht tek qeveria e tyre në afrimin e bashkëpunimit me Kosovën, duke e intensifikuar mbështetjen për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian, e veçanërisht në çështjen e liberalizimit të vizave.

Shumë shpejt një delegacion nga AKR-ja do ta vizitojë Holandën me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit me VVD-në.

14011988_10209357591633255_1599584561_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart