Për Kufirin Kosovë-Mal të Zi.
04/04/2016

Shkruan President Pacolli:

E përcolla me vëmendje punën e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi. Krejt në mënyrë konstruktive po e them se ky komision nuk e ka kryer punën e vet si duhet. Është shumë interesante se pse në këtë komision nuk është përfshirë asnjë ekspert apo hartograf vendor, i cili do të ofronte ekspertizën e tij. Ky komision duket se e ka pasur funksionin e një “gjykate të apelit” e cila punon vetëm në bazë të dokumentacionit. Ky komision e ka trajtuar vetëm dokumentacionin e komisionit të mëparshëm dhe asnjë argument tjetër shtesë, cka nuk është adekuate.
Këtu shihet qartë serioziteti i kësaj qeverie dhe i presidencës, e cila po tenton të hedhë pluhur në sy qytetarëve të vet.
Unë do të propozoja që të krijohet një komision tjetër, i përberë nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendor(njohës të mirë të hartave të Republikave të ish Jugosllavisë të viteve 70), dhe jo me polic kufitar e me njerëz jokompetent. Në botë ka ekspertë të njohur të demarkacionit të cilët do të mund ta jepnin kontributin e tyre profesional që për mendimin tim do të ishte edhe zgjidhje e këtij kontesti.
Edhe Badinteri në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë e ka trajtuar qartë kufirin me Malin e Zi dhe në këtë drejtim, Kosova mund të shërbehet me dokumentacionin e atij komisioni.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart