President, Kryeminister, Kryeparlamentar, pse Car Llazari në Mitrovicë?
11/08/2016

Sot në Mitrovicë u vendos shtatorja e simbolit të dhunës dhe shovinizmit të çetnikëve serb ndaj Shqiptarëve dhe jo vetëm, pra shtatorja e Car Llazarit.

O pushtetas, a e dini ju se si ndjehen të gjithë njerëzit e Kosovës sot? A e din se si ndjehen familjet e atyre që u vranë e u masakruan nga ata që për frymëzim në kryerjen e krimeve ndaj popullit tonë, e kishin Car Llazar. Ju, pse e lejuat Car Llazarin në Mitrovicë? Sa servil jeni, Zot runa! A keni përgjegjësi e ndjenja? Ku është politikëbërja dhe diplomacia e juaj që e keni çdo ditë në gojēn e juaj por në fakt vetëm keni degjuar për to. Një e di fare mirë; Ju nuk jeni duke ndertuar shtet por jeni duke shkatërruar Kosovën në çdo aspekt.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart