Presidenti I AKR-së, z.Behgjet Pacolli takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta
04/04/2014

Presidenti I AKR-së z.Behgjet Pacolli bashkë me udhëheqësinë e partisë kanë pritur sot në një takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë,z.Ilir Meta me delegacion.

Presidenti Pacolli e falenderoi z.Meta për vizitën në Aleancën Kosova e Re dhe e njoftoi atë me të arriturat dhe përgatitjet që po I bën AKR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Presidenti Pacolli foli edhe për rëndësinë dhe nevojën që kanë integrimet ekonomike shqiptare, duke vlerësuar një sërë hapash që janë ndërmarrë deri më tash nga dy Qeveritë, duke theksuar rritjen e dinamikës së këtij bashkëpunimi.

Zonat e lira ekonomike, ishin njëra ndër temat me interes për të dyja vendet, sidomos për brezin kufitar që lidhet me Gjakovën.

Presidenti Pacolli theksoi edhe rëndësinë që ka ndërtimi I një Autostrade që lidh Gjakovën me rrugën e kombit.

Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, e falenderoi AKR-në dhe Presidentin Pacolli, për pritjen vëllazërore dhe interesin e vazhueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Z.Meta u pajtua me z.Pacolli për përshpejtimin e dinamikës lidhur me integrimet shqiptare, duke thënë se, një treg më I madh, do të thotë mundësi më të mëdha për tërheqjen e investimeve konkrete.

Ndërsa Zv/presidentja e partisë, z.Mimoza Kusari Lila, I falenderoi mysafirët dhe shtoi se  zonat e lira ekonomike si ajo e Gjakovës dhe Mitrovicës, kanë të bëjnë me benefitet fiskale që do t`i gëzojnë bizneset.

“Zonat e lira ekonomike ofrojnë lehtësira të llojllojshme si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, për biznese që lidhen me fushën fiskale, infrastrukturën e të tjera”, ka thënë ajo.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart