
Presidenti i Afrikës së Jugut z.Jakob Zuma fton zëvendëskryeministrin Pacolli në shënimin e 100 vjetorit të partisë “African National Congress”
28/05/2012
Me ftesë të presidentit të Afrikës së Jugut, z.Jakob Zuma , zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të partisë më të madhe jugafrikane, Kongresi Kombëtar Afrikan, (African National Congress).
Në këtë ceremoni jubilare, e cila do të filloj të shtunën(7 janar), në qytetin Bloemfontein të Afrikës së Jugut, pritet të marrin pjesë më shumë se 46 presidentë nga shtete të ndryshme të botës.
Përveç takimit me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli pritet të takohet edhe me udhëheqës të tjerë shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Kongresi Kombëtar Afrikan, është parti e cila është themeluar në vitin 1912, ndërsa synimi I saj në vazhdimësi mbetet ndërtimi I një shoqërie pa dallime racial, gjinore apo kombëtare. Udhëheqës aktual i kësaj partie është presidenti aktual i Afrikës së Jugut, z.Jakob Zuma.