Presidenti, me votë të drejtpërdrejtë nga populli
14/01/2016

Në vazhdimësi jam angazhuar për një shtet të qëndrueshëm dhe pa kriza politike e Kushtetuese.

Për të mundësuar këtë, në vitin 2011, së bashku me dy liderët e tjerë të partive politike, PDK dhe LDK, nënshkruam marrëveshjen politike për të dalë nga kriza e krijuar atëherë dhe zgjodhëm një presidente konsensuale.

Po ashtu, edhe para kësaj, në vazhdimësi jam angazhuar për një president që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe për këtë qëllim edhe kemi nënshkruar marrëveshjen dhe kemi miratuar rezolutën po në vitin 2011.

Fatkeqësisht kjo rezolutë dhe kjo marrëveshje nuk u zbatua asnjëherë dhe amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nuk u votuan asnjëherë në kuvend, megjithëse kishin marrë dritën e gjelbër nga Gjykata Kushtetuese.

Bazuar edhe në rrethanat kur skena politike po futet edhe një herë në një krizë sa I përket zgjedhjes së presidentit të vendit dhe kështu po e thellon krizën e rëndë politike në vend, e cila ka filluar prej më shumë se një viti, duke e paralizuar në tërësi funksionimin e shtetit.

Në kontekst të angazhimit të vazhdueshëm për një sistem kushtetues funksional si dhe për shkak të moszbatimit të rezolutës së kuvendit, e cila jetëson marrëveshjen politike të arritur në vitin 2011, kam vendosur që t’i vë në funksion mjetet ligjore dhe moszbatimin e kësaj rezolute ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Duke besuar thellësisht në vlerat demokratike dhe të shtetit ligjor, shpresoj që të jetësohet reforma për të pasur një president që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrë që t’i evitojmë krizat eventuale që mund të paraqiten, siç ka qenë ajo e vitit 2011.

2_1452792352-3652288 3_1452792355-8560116 4_1452792358-82334011_1452792347-6614475

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart