Presidenti Pacolli i lumtur pas arritjes së marrveshjes me shtetin zvicran për sigurimet sociale në Kosovë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re-së, njëherit ministri i jashtëm në llogarinë e tij në facebook ka treguar se një vit pas vizitës së tij në Zvicër me homologun e tij është miratuar marrveshja për të cilën edhe ishin dakorduar. Fjala është për marrveshjen për sigurimet sociale me Kosovën. “I lumtur qe një vit që nga vizita ime në Zvicër dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis, sot Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën. I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Tutje Pacolli është shprehur se marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart