Presidenti Pacolli në Gjakovë
26/09/2015

Presidenti Pacolli sot mori pjesë në inagurimin e sheshit dhe bustit më të ri në Gjakovë, pranë shkollës së parë shqipe, buzë lumit Krena dhe afër Kullës së Sylejman Vokshit, me emrin “Ali Podrimja”. Presidenti Pacolli u shpreh  që,  për hirë të emrit të këtij poeti të urtë, të njohur dhe poeti të mirë, vendosa që ky projekt komplet të financohet nga fondacioni “Behgjet Pacolli”. Punët në këtë shesh u kryen për vetëm 5 muaj, kjo u arrit fal përkushtimit, idesë dhe punës së palodhur të Kryetarës së Gjakovës Znj. Mimoza Kusari-Lila.  Në Gjakovë  presidenti Pacolli u prit nga Kryetarja e kësaj komune Znj. Kusari-Lila, familjarët e Ali Podrimjës dhe shumë qytetarë.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart