Presidenti Pacolli në Hajvali: “AKR-ja do të arrijë të marrë 20% të votave”
17/10/2016

Në kuader të procesit të organizimit të brendshem të AKR-së, në prani të 279 delegatëve u mbajt Kuvendi zgjedhor i Nëndegës së AKR-së në Hajvali.

Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege me prezencen e tij e nderoi Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili para delegatëve paraqiti edhe njeherë vizionin e AKR-së për zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike prej 12%, po ashtu Pacolli tha se AKR-ja është duke gjetur mbështetje në të gjitha anët e vendit dhe tani ne po ndërtojmë struktura të qëndrueshme me rreth 45,000 njerëz të përfshirë në process dhe rreth 800 nëndegë dhe kjo është treguesi më i mirë se AKR-ja do të arrij të marr 20% të votave.

Në emer të Grupit Punues të Nëndegës Kuvendit ju drejtua Koordinatori Islam Pacolli i cili ndër të tjera deklaroj që Aleanca Kosova e Re fuqinë elektorale e ka në Hajvali dhe kjo më së miri po shihet sonte nga prezenca masive e qytetarëve të Hajvalisë.
Kuvendin e përshendeti edhe kryetari i Forumit Rinor, dega në Prishtinë dhe Asambleisti i Kuvendit Komunal Sami Boroci i cili mes tjerash potencoj që procesi i konsolidimit të AKR-së sonte po merrë entuziazmin e duhur në Hajvali, qytetarët e Hajvalisë kanë qenë gjithnjë mbeshtetës të AKR-së dhe vlerave liberale që përfaqëson kjo parti”.

Nga ky kuvend zgjedhor me shumicë votash kryetar i Nëndegës së Hajvalisë u zgjodh Islam Pacolli.

hajvali-03 hajvali-04 hajvali hajvalui-2

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart