Presidenti Pacolli takohet në Tiranë me kreun e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, Lulëzim Basha
28/02/2015

Presidenti Pacolli takohet në Tiranë me kreun e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, Lulëzim Basha

Vlerësim për figurën tuaj si ndërmarrës në shumë vende të botës, kontributin humanitar dhe atë politik, – tha Basha duke e konsideruar si shumë të qëlluar dekorimin e zotëri Pacollit

Zotëri Basha i akordon zotëri Pacollit titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”

 

Dje gjatë qëndrimit në Tiranë me rastin e dekorimit të tij me Urdhërin më të Lartë “Nderi i Kombit”, zotëri Behgjet Pacolli u takua me kryebashkiakun dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Në këtë takim të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ai shoqërohej nga dy kryetarët e komunave të udhëheqëur nga AKR, Mimoza Kusari Lila dhe Agim Bahtiri.

Në fillim të takimit, zotëri Basha i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e dekorimit të zotëri Pacollit, e konsideroi si shumë të qëlluar këtë dekorim me Urdhërin e lartë “Nderi i Kombit”. Ai lartësoi kontributin e zotëri Pacollit në përmirësimin e imazhit të shqiptarit në botë në zona të ndryshme të saj, atë në lobim, dhe në propozime të ndryshme politike”. Zotëri Basha i akordoi mysafirit nga Kosova, titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, i cili është i dyti pas titullit “çelësi i qytetit” që ka marrë më parë nga ish kryebashkiaku |Edi Rama.

Më pas biseda e ngrohtë dhe vëllazërore u zhvillua për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimet në politikën shqiptare, në dy komunat respektive Gjakovën dhe Mitrovicën, etj. Zotëri Basha premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt komunën e Mitrovicës që e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, dhe tregoi për lidhjet e shumta të gjakut dhe familjes me Kosovën. Zotëri Pacolli vlerësoi kontributin e zotëri Bashës në moderimin e politikës shqiptare në përgjithësi.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart