Presidenti Pacolli, uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
27/06/2014

Prishtinë, 27 qershor – Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, uron Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët islam të Kosovës.

 

“I nderuari Myfti Tërnava, të nderuar besimtarë të besimit islam, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Aleancës Kosova e Re, të shpreh urimet e sinqerta për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në urimin e presidentit Pacolli.

 

Në urimin e tij, ai thekson se Ramazani është koha e reflektimit të thellë dhe sakrificës, që tërheq familjet dhe komunitetet së bashku për lutje dhe iftar. “Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Uroj që ky muaj të jetë muaji i paqes, tolerancës dhe harmonisë mes njerëzve, duke sjellë zemërgjerësi, mirëkuptim, dashuri dhe solidaritet tek ne”, thuhet më tej në urimin e presidentit Pacolli.

 

Në emër të AKR-së dhe në emër të tij, presidenti Pacolli, përfundon urimin duke ju dëshiruar të gjithë qytetarëve të besimit islam agjërim të lehtë, me vullnet dhe besim.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart