Presidenti z.Pacolli reagon për moslejimin e flamurit të Kosovës në Eurosong 2016
29/04/2016

Moslejimi i flamurit të Kosovës në Eurosong 2016 në Stokholm të Suedisë nga EBU është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës. Çuditërisht asnjë qeveritar për këtë nuk reagon. Diplomacia kosovare duket qartë që është në nivelin më të ulët. Pse nuk ka reaguar Ambasadori ynë në Stokholm?

Flamuri i Kosovës rënditet së bashku me flamurin terrorist të ISIS-it, gjë e cila është krejtësisht e papranueshme dhe shumë fyese për ne.

Unë personalisht kam kërkuar sqarim nga z. Sietse Bakker, drejtor i eventit në EBU për këtë skandal!

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart