
Prezantimi i Grave Deputete
29/11/2010
Në një atmosferë të ngrohtë, në njërën prej sallave të hotelit “Grand”, u mbajt prezantimi i grave deputete nga koalicioni i tetë subjekteve politike të bashkuara me Koalicionin për Kosovë të Re.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, deklaroi se “AKR-ja është pjesë liberale evropiane ku gruaja luan rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe ajo duhet të jetë aty ku merren vendime të rëndësishme”.
Z.Pacolli më tej shtoi se, “Shekulli 21 është shekulli i gruas. Gruaja ofron zgjidhje dhe me punë i ndihmon kësaj shoqërie”.
Rreth kësaj çështjeje, foli edhe zëvendëspresidentja e AKR-së, znj.Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila, pohoi se në shoqërinë kosovare gruaja është ajo e cila dëshmon për vlerat e shoqërisë.
”Në shoqërinë kosovare, gruaja është ajo e cila dëshmon për vlerat e shoqërisë, ajo e ka rolin e barabartë”, theksoi ajo.
Lista zgjedhore për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës është:
03 Mimoza Kusari-Lila
06 Myzejene Selmani
09 Suzana Novobërdali
12 Elizabetë Musliu
15 Ymrane Raifi
18 Nafije Gash
21 Kaqusha Jashari
24 Sulltane Murati
27 Iliriana Perteshoni
30 Elhame Makolli
33 Drita Mekuli
36 Dita Jaha
39 Arta Haxhaj
42 Sevdije Lama
45 Hajrie Imeraj
48 Sadbere Maliqi
51 Florina Grezda
54 Sherin Hyseni
57 Miradie Haxhiu
60 Myzajete Gashi
63 Teuta Hasani
66 Sanije Grajçevci
69 Mevlude Krasniqi- Beka
72 Donika Zhaveli
75 Leonora Bunjaku
78 Remzije Sadiku
81 Hava Bllaca
84Fahriije.Aliu
87 Shpresa Zapluzha
90 Adriana Makolli
93 Naile Bekteshi
96 Violeta Shehu
99 Ajshe Ahmeti