Rinia e Pejës i bashkohën AKR-së
11/08/2016

Është mbajtur kuvendi i forumit rinor të Aleancës Kosova e Re në degën e Pejës. Kryetare e këtij forumi është zgjedhur Arlinda Lajqi me shumicë votash, para më shumë se 100 delegatëve. Në hapjen solemne të këtij forumi, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ish-ministri i tregtisë dhe industrisë dhe tani koordinator i përgjithshëm nga qendra e AKR-së Ismet Mulaj dhe koordinatorja për komunën e Pejës Afërdita Grapci.
Grapci në një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve tha se “me programin e AKR-së, rinia e Pejës dhe Kosovës, nuk do të jenë të diplomuar të papunë, pasi AKR-ja ofron plan zhvillimor ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë politike, ekonomike dhe sociale”.
Ndërsa, Bahtiri shtoi se “Kosova është një shtet i vdekur përderisa importi i saj është 96% dhe eksporti vetëm 4%, por se me qeverisjen e AKR-së kjo gjendje do të ndryshoj dhe do të bëhet vend ku të gjithë do ta duan të jetojnë”.
Ish-ministri Mulaj tha se AKR-ja ofron një perspektivë për të gjithë vendin e veçanërisht për rininë e Kosovës, dhe ka mundësinë t’i ofroj vendit më të mirën e mundshme, pasi edhe lideri i saj Behgjet Pacolli, është lider i kalibrit botëror, që e ka derën hapur kudo në Botë.
Ky ishte njëri nga kuvendet e radhës në zgjedhjet e brendshme që po mbahen në AKR në gjithë Kosovën, dhe se AKR-ja fton të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor dhe të japin kontributin e tyre në zhvillim të vendit, e kanë derën hapur dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet AKR-së.

Kryesia e AKR-së për rini në Pejë (akoma jo e përfunduar):

1. Arlinda Lajqi – kryetare
2. Adnan Muleci,
3. Renisa Gorqaj,
4. Veton Radoniqi,
5. Meriton Dobruna,
6. Elvira Lushi,
7. Fidaim Krasniqi.

13439116_1781471938806470_6461894027800479665_n

 

13563131_1132836400108468_1678324631_n

13533202_1781471875473143_7973507614079603248_n

13563384_1132843626774412_364133776_n

13566183_1132839183441523_787427032_n

13576505_1132839180108190_780964070_n

13578655_1132841763441265_1562839518_n

 

13595425_1132839213441520_1916889065_n

13595913_1132839210108187_1281912248_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart