Sefaj: Anëtarësimi në INTERPOL, prioritet i Qeverisë së Kosovës
24/10/2017

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, është duke marrë pjesë në konferencën përmbyllëse ministrore të projektit rajonal të Bashkimit Evropian “Lufta kundër krimit të organizuar – Bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësinë penale”.

Këtë e ka bërë të ditur MPB, në njoftim që e ka bërë për media.

Sefaj, po qëndron në Trieste të Italisë, ku po merr pjesë në konferencën përmbyllëse ministrore të projektit rajonal të Bashkimit Evropian: “

Ministri Sefaj nuk ka lënë pa përmendur sukseset e Policisë së Kosovës e cila ka marrë pjesë në katër raste të hetimeve të përbashkëta, të cilat sipas tij, kanë rezultuar me një numër të madh të personave të arrestuar, si dhe konfiskim të konsiderueshëm të narkotikëve, armëve dhe parave.

Gjatë kësaj konference, ai ka theksuar se anëtarësimi  i Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje pune me EUROPOL, janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Këto veprime janë të domosdoshme me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në nivel Evropian dhe për të avancuar me përpjekjet në luftimin e kërcënimeve që vijnë nga të gjitha format e krimit të organizuar dhe terrorizmit në rajon, Evropë dhe më gjerë”, ka shtuar Sefaj. /Telegrafi/

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart