Sejdiu: Zejtarët kanë qenë identiteti i Prishtinës
08/11/2013

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, për Kryetar të Prishtinës, z. Korab Sejdiu vazhdoi fushatën e tij duke vizituar Shoqatën e Zejtarëve. Z. Sejdiu ju tha zejtarëve se do t’i mbështesë ata e posaqërisht zejtarët që kanë traditë të gjatë, si dhe zejet qe janë në gjendje të rëndë për shkak të neglizhencës se mungesës së mbështjetjes. Ai tha se ne duhet të ruajmë traditën tonë dhe pjesë e kësaj tradite janë edhe zejtarët të cilët edhe kanë qenë identiteti i Prishtinës por edhe i Kosovës në përgjithësi.

Jemi të interesuar që me ju të takohemi në çdo kohë të bisedojmë dhe të informohemi për së afërmi për gjendjen e zejtarisë dhe të zejtarëve të Prishtinës. Duhet bërë çmos që të ruhen zejet të cilat kanë një traditë në Prishtinë, e ku çdo ditë po vërehet zvogëlimi i numrit të tyre. Z. Sejdiu tha se pjesë e planit të tij ekonomik është stimulimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, duke krijuar Fondin për Punësim, si mbështetje ndaj këtyre bizneseve, por edhe ngritjes së bizneseve të reja. Z. Sejdiu u zotua se do të angazhohet në ruajtjen e zejeve në Prishtinë, por dhe ringjalljen e atyre që janë zhdukur. Ai tha se do t’u ofrohet zejeve dhe zejtarëve mbështetje nga Komuna, qoftë me ofrimin e hapësirave qoftë edhe me lirimin nga taksat komunale.

Z. Sejdiu shpjegoi se e programi i tij për zhvillimin e Prishtinës, është edhe ofrimi i kushteve dhe hapësirave për ushtrimin e veprimtarisë së zejtarëve. Ai tha se do të punojë që të ruajë traditën e vjetër, që do të ishte edhe një atrakcion për turistët që vinë nga jashtë. Z. Sejdiu tha se me qasjen që po e sjellë ai, do të bëjë një kombinim të modernes dhe tradicionales, në mënyrë që të ruhet tradita dhe të praktikohen ide dhe plane moderne për Prishtinën.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart