Shpallen zgjedhjet e brendshme në parti.
10/04/2016

Të nderuar qytetar të Kosovës, Të dashur miq,

Sot ka filluar një kapitull i ri për Aleancën Kosova e Re. Sot, zhvillova një takim me Këshillin drejtues të AKR-së, ku me propozimin tim, miratuam shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në parti. Kjo nënkupton, fillimin e procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të AKR dhe shndërrimin e kësaj partie në alternativën shpresëdhënëse për Kosovën.

Unë jam i vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur nga kjo mënyrë e qeverisjes dhe e politik bërjes. E tërë klasa politike aktualisht merret vetëm me dy çështje ndërsa problemet ekonomike të vendit janë lënë pas dore. Si rezultat i kësaj, Kosova aktualisht po përballet me varfëri të skajshme.

Të rinjtë tanë nuk kanë shpresë se do ta gjejnë një vend pune. Bizneset janë në prag të kolapsit. Gjithqka është degraduar.

Andaj oferta imë është dhe mbetet qind për qind zhvillimi ekonomik.

Unë jam i bindur se me ndihmën tuaj, me përkrahjen tuaj, bashkërisht do të ia arrijmë qëllimit për të udhëhequr qeverinë e Kosovës, natyrisht me partnerë që e luftojnë krimin, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative, e jo me ata të cilët e shkatërruan këtë vend. Vetëm duke e udhëhequr Qeverinë, unë e kam mundësinë që të ndërmarrë reforma rrënjësorë të cilat, çdo vit do të krijonin mijëra vende të reja të punës.

Fillimi i zgjedhjeve në AKR sot, nënkupton hapjen e mundësive për njerëzit e rinj, që me potencialin e tyre mund ta bëjnë ndryshimin. Unë jam shumë i lumtur që deri më sot me mijëra qytetarë, të rinjë, studentë i janë përgjigjur shumë masovisht ftesës time rrugëtim të përbashkët dhe ndryshime. Sigurisht që ata do të jenë baza e riorganizimit të AKR. Megjithatë, unë edhe njëherë ju ftoj juve që ti bashkojmë forcat.

Ti bashkojmë forcat për një ndryshim rrënjësor të qeverisjes së Kosovës.

Ju ftoj që idetë e juaja, projektet e juaja për zhvillimin e vendit, për të dalë nga kjo gjendje ku e kanë katandisur Kosovën, të mi dërgoni në email adresën time behgjet.fb@gmail.com. Na priftë e mbara!

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart