
Struktura të reja të AKR-së në Podujevë
20/02/2013
Me vendim të Kryesisë së AKR-së, është shuar dega në Podujevë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, njëkohësisht edhe nëndegët, si rezultat i shantazheve dhe manipulimeve të mëdha që janë bërë në këtë degë.
Me vendim të presidentit z.Behgjet Pacolli, është formuar Këshilli koordinues, i cili drejtohet nga z. Ismet Ibishi. Dega e Podujeves nuk e sheh të rrugës të thërret në përbërjen e vet përfaqësuesit e këtyre ish nën-degëve, pasi personat në fjalë z.Adem Ramadani ish-kryetar i nëndegës në Bellopojë, njëherit edhe shef i komisionerëve në Komisionin Komunal Zgjedhor, së bashku me disa përfaqësues të degës së Tërrnavës kishin bërë manipulime të mëdha me listën e komisionerëve dhe si rezultat partia kishte pësuar dëme të mëdha.
Pas këtyre dëmeve që i kishin bërë ata degës së AKR-së, ne si Këshill Koordinues, nuk shohim të rrugës që të njejtit të jenë përfaqësues të degëve përkatëse.
Njëkohësisht dëshiroj të ju informoj që AKR-ja ka filluar procesin e brendshme zgjedhor dhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve kemi shume aderime te reja.
Me respekt,
Këshilli drejtues i AKR-së, në Podujevë.